Lushnja në krizë, Gjyla: Me këta futbollistë nuk ka zgjidhje, mungon buxheti për merkato (VIDEO)

Lushnja në krizë, Gjyla: Me këta futbollistë nuk ka zgjidhje, mungon buxheti për merkato (VIDEO)

Lushnja ndodhet në një nga momentet më të vështira të sezoneve të fundit në Kategorinë e Parë, teksa me formën e treguar deri tani janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe rrezikojnë seriozisht rënien.

Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, trajneri lagunarëve, Ilir Gjyla është shprehur se me futbollistët që ka aktualisht në skuadër nuk ka zgjidhje, ndërsa shtoi se rezultatete mund të ndryshojnë vetëm duke bërë ndërhyrje në merkato. Gjyla theksoi më tej se në 10 vitet e fundit Lushnja nuk ka prodhim, pasi nuk kanë shitur asnjë futbollist, çka do të thotë se klubi nuk ka buxhet për merkato.

INTERVISTA:

1.Momentalisht,me pikët dhe rezultatet e deritanishme jeni në zonën e rënies nga kategoria. Cili është shkaku i kësaj situate sipas jush për një skuadër me traditë në futbollin shqiptar?

Normal shkaku dhe tradita nuk është ashtu si disa skuadra të tjera. Vjen një moment që me keqardhje e prisnim por jo në këto nivele. Ndoshta nuk është thjesht momenti, është vazhdimësi arritja deri këtu.

2. Pritej një rezultat pozitiv ndaj Vorës në ndeshjen e fundit, por nuk shkuat më shumë se barazimi. Sa e ndiejnë peshën e fanellës lojtarët dhe çfarë ju penalizoi?

Nuk kas asnjë zgjidhje me këta futbollistë. Ekipi do presë merkaton, ka nevojë për merkaton. Ne nuk bëjmë zgjedhje, por zgjidhje. Bashkia vërtet jep pagat, por nuk kemi buxhet për blerje, ato paga jepen, por nuk janë mjaftueshme për zgjidhje. Nëse Lushnja më parë ka qenë fabrika e prodhimit, prej 10 vjetësh nuk ka asnjë blerje.

3. Në 7 ndeshjet e fundit, skuadra nuk ka marrë asnjë fitore dhe ka sulmin më të dobët deri tani me vetëm 6 gola të shënuar. Si do zgjidhet ky problem?

Po e them me bindje që nuk mundet që 2-3 muaj një skuadër ta mbash në të njëjtin nivel dhe ishalla në ndeshjen e të shtunës të jemi më mirë, të tregojmë që dimë të luajmë dhe rezultati të vijë si rezultat i lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy