Gundogan afër rinovimit

Gundogan afër rinovimit

Pas suksesit me qëndrimin e Joao Cancelos në ishull , Manchester City po analizon me detaje edhe elementët e tjerë që i shërbejnë skemave të Pep Guardiolas . 

Ilkay Gundogan ka rezultuar një domosdoshmëri për spanjollin i cili  tashmë i njeh shumë mirë bardhekaltërit , të cilët  duan ta zgjasin kontratën me gjermanin përtej 30 qershorit të 2023- shit , atëherë kur i përfundon aktualja. 

Ishi i Borussia Dortmundit ka fituar një vend  titullari duke ia shpërblyer besimin këtij traineri dhe vendimi më koherent është qëndrimi në ‘’ Etihad Stadium ‘’ për të mos prishur harmoninë e krijuar tek anglezët . 

Me një protagonizëm absolut në Premier League , Pep Guardiola gjithmonë është në kërkim të sfidave të reja të cilat shpreson ti finalizojë me tituj , ndër të cilët nuk i hiqet nga mendja fitimi i Champions Leagues.

6 sezone me Manchester City-n kanë rezultuar një eksperiencë shumë e bukur për Ilkay Gundogan por njëkohësisht me shumë vështirësi gjatë rrugës , të cilat  ka ditur ti përballojë me shumë sukses  duke e shtuar entuziazmin tek ishullorët .

 Me këtë hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen , Manchester City ka anashkaluar automatikisht  Bayern Munchen dhe Barcelonën për një lojtar premtues dhe Pep Guardiola kurrsesi s’mund t’ia dhurojë rivalëve të mundshëm në Champions League. 

Për një ekip që pretendon arritjen e majave s’duhet të diskutohen çështje të tilla sepse koha kalon shumë shpejt dhe duhet sakrifikuar në çdo moment për të dalë faqebardhë në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy