Liverpooli, vendos çmimin për Luis Diaz

Liverpooli, vendos çmimin për Luis Diaz

Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Luis Diaz në ‘’ Anfield Road ‘’.

Kolumbiani mund të largohet nga Liverpooli në merkaton e verës, për të cilin sipas britanikes ‘’ The Sun ‘’, drejtuesit e kësaj skuadre e kanë përcaktuar çmimin.

Gjithashtu edhe ‘ As Colombia ‘ e ka dhënë versionin dhe flitet për një shifër prej 145 milionë eurosh, tejet e konsiderueshme duke marrë parasysh faktin se ‘’ The Redsat ‘’ e blenë nga Porto në të kaluarën vetëm për 45 milionë euro.

Tek ish fituesit e Champions Leagues priten ndryshime në fundin e sezonit, duke qenë se mungesa e titujve tashmë është kthyer në problematikën kryesore të këtij ekipi.

 Asi i kombëtares ‘’ Los Cafeteros ‘’, njëkohësisht referent i padiskutueshëm në ofensivën e Liverpoolit, do të jetë një ndër të sakrifikuarit pasi mbetja në prapavijë konsiderohet e patolerueshme nga drejtuesit.

Eshtë sezoni i tretë për ‘’ Luchon ‘’ tek ky ekip por siç dihet çdo fillim e ka edhe një fund dhe duke iu referuar kësaj nisme, eksperienca e ekstremit mund të quhet e përfunduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy