Aston Villa mendon blerjen e Coutinhos

Aston Villa mendon blerjen e Coutinhos

 Kalimi nga Barcelona tek Aston Villa konsiderohet zgjedhja më e mirë e bërë nga Philippe Coutinho në karrierë.

Katalanasit përcaktuan një klauzolë për prishjen e kontratës prej 40 milionë eurosh dhe ‘’ Los Villanos ‘’ po e mendojnë seriozisht blerjen e brazilianit.

Nën drejtimin e Steven Gerrard ishi i Liverpoolit ka shpërthyer duke treguar se ka një admirim të veçantë për Premier Leaguen , kampionat që në të kaluarën i dha shumë kënaqësi duke mbrojtur ngjyrat e ‘’ The Redsave ‘’. 

Ish mesfushori dhe njëkohësisht legjenda e kësaj skuadre ka shprehur se kërkon ta ketë në dispozicion  Philippe Coutinhon i cili i ka shërbyer shumë kësaj Aston Ville dhe në lidhje me sezonin aktual ka arritur të befasojë me një rendiment të shkëlqyer gjatë 15 ndeshjeve, të cilat i ka shoqëruar me 4 gola dhe 3 asiste duke demostruar se eksperienca e hidhur në ‘’ Camp Nou ‘’ e ka forcuar shumë dhe tashmë po shijon një rini të dytë .

Numri një i pankinës së Aston Villas e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë në vazhdimësi dhe i ka kërkuar drejtuesve të sigurojnë blerjen e Philippe Coutinhos sepse me prezencën e tij gjithçka funksionon ndryshe .

Në lidhje me këtë çështje e cila konsiderohet jetike për të ardhmen , ishi i Rangers u shpreh :

“  Coutinho është adaptuar shumë shpejt duke i dhënë përparësi ofensivës . Duam të qëndrojë këtu sepse është një ndihmë shumë e madhe në arritjen e objektivave ‘’, deklaroi Steven Gerrard.

Kjo histori parashikohet se do të anojë në favorin e Aston Villas , ekip që e ndihmoi Philippe Coutinhon në një moment shumë të vështirë dhe 29 vjeçari ka ditur t’ia shpërblejë sakrificat drejtuesve dhe gjithashtu i ka dhënë për të kuptuar ‘’ Blaugranëve ‘’ se është një lojtar shumë cilësor, potencialin e të cilit nuk ditën asnjëherë ta shfrytëzojnë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy