
Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se e priste reagimin e Egnatias, pas shtatë ndeshjeve pa fitore.
Sipas tij, Kukësi, është “viktima” e preferuar për rrogozhinasit në këtë kampionat, ku ia kanë marrë të 12 pikët.
Xhixho deklaroi gjithashtu, se Kukësi nuk pritej i tillë në fushë, referuar asaj që kishte treguar në ndeshjet e kaluara.
E prisja Egnatian që të reagonte, pas 7 ndeshjeve pa fitore. Nuk jemi mësuar në këtë kampionat, që ta shikojmë Egnatian kaq gjatë pa fitore. Kukësi është viktima e preferuar e Egnatias këtë edicion. Ia kanë marrë 12 pikët këtë sezon. Nuk e prisja Kukësin kështu., Ndryshe e lamë para 2 javësh dhe ndryshe e gjetëm.
Prisnim një lojë luftarake nga vendi i fundit. Nëse shikon kartonët,. Më shumë u ndëshkua Egnatia se Kukësi. Ajo që tha Devolli pas ndeshjes, është e vërtetë. Skuadra nuk luftoi ashtu si me Vllazninë, Laçin dhe Partizani. Shenja e agonizmit te Kukësi, dukej te loja e zhvilluar. Mund të kenë ndikuar shumë fakto0rë, por përveç goditjes në fund,. Nuk pashë asgjë gjuajtje në portë nga verilindorët.



