Ferrari prezanton makinën e re në Formula 1, SF90 pritet ti sjell titullin pas 10 vitesh (FOTO)

Ferrari prezanton makinën e re në Formula 1, SF90 pritet ti sjell titullin pas 10 vitesh (FOTO)

Ferrari ka prezantuan makinën që shpresojnë t'i japë fund një dekade të gjatë të thatësirës së Formula 1 në 2019.

Paraditen e sotme është bërë prezantimi i njëvendëshes pretendente për titullin kampion në vitin 2019 të Formula 1. “Misioni fitore”, është ky emri që drejtuesit e “kokëkuqes” i kanë vënë makinës së re SF-90 (Scuderia Ferrari 90).  Numri 90 është vendosur me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Ferrarit.

 Ferrari spectacularly revealed their new car at the team's Maranello base as it emerged from beneath the floor

Makina e re i është përshtatur ndryshimeve në rregullore, me një pjesë të përparme më të ulët dhe ngjyra e makinës është tërësisht e kuqe, me disa shigjeta të zeza në pjesën e pasme dhe të poshtme të saj. Këtë vit, makina do të pilotohet nga veterani Sebastian Vettel dhe një i ri i talentuar si Charles Leclerc.

 The new Ferrari notably features a matte paint scheme, taking away the traditional shine of the team's cars

Ndryshime edhe në stafin drejtues, pasi tani në krye të Ferrarit është Mattia Binotto, njeriu që do të udhëheqë “kokëkuqen” drejt rikthimit në majën e këtij sporti. “Ndryshimet janë bërë dhe kemi vijuar projektin e nisur një vit më parë, duke patur një makinë më të fuqishme. Besojmë shumë te puna e bërë dhe se do të vijnë rezultatet”, tha Binotto.

The latest car also reverts to a red car complimented only by black trim in a look not seen on a Ferrari since 1999

Natyrisht që vëmendja është te Sebastian Vettel, në sezonin e tij të pestë me “kokëkuqen”, por në kërkim të titullit të parë me Ferrarin. “Ky është një sezon i rëndësishëm, ku objektivi është vetëm fitorja. Nuk ka më vend për dështime apo gabime dhe besoj se me ndihmën e të gjithëve do t’ia dalim mbanë të realizojmë objektivat”, tha Vettel.

Sharply dressed Ferrari drivers Charles Leclerc (left) and Sebastian Vettel (right) were in attendance for the car's launch

Leclerc, i promovuar pas një sezoni debutues mbresëlënës me ekipin Sauber, tha: "Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar për të filluar këtë aventurë të re. Ka qenë një ëndërr që nga fëmijëria kështu që është një ditë shumë emocionale për mua.

Ferrari launched their car with the hashtag #essereFerrari, meaning being Ferrari, to celebrate 90 years 

Ferrari humbi titullin duke u mundur nga rivali i tij i drejtëpërdrejtë Mercedes, pavarësisht se kishte një makinë të shpejtë përball rivalëve të tyre, pas një seri gabimesh si nga Sebastian Vettel por dhe nga ekipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy