
Refuzimi i ofertës prej 190 milionë eurosh nga drejtuesit e Liverpoolit për Mohamed Salah, nuk i ka sprapsur ato të Al Ittihad por përkundrazi kanë vendosur ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Sipas informacioneve të fundit arabët janë gati të ofrojnë 250 milionë euro shtuar përfshirë edhe bonuset për sulmuesin, i cili do të përfitonte 120 milionë euro në sezon. Megjithatë, ‘’ The Redsat ‘’ pretendojnë qëndrimin e ishi-t të Romës në ‘’ Anfield Road ‘’ duke qenë se prej shumë sezonesh mbetet një ndër nxënësit më shembullorë të Jurgen Kloppit. Pavarësisht potencialit të Al Ittihad në aspektin ekonomik, duket se asgjë s’do të ndryshojë për golashënuesin, i cili po zhvillon sezonin e shtatë me Liverpoolin. Deri më tani afrikani numëron 4 gola dhe 4 asiste në 7 sfida dhe praktikisht refuzimi i anglezëve demostron edhe njëherë se jo gjithçka zgjidhet me para në futboll, pavarësisht se shumë lojtarë së fundmi kanë vendosur të nisin një tjetër eksperiencë në Arabinë Saudite.



