Kosova zhvillon seancën e parë stërvitore, Berisha: Shpresoj të debutoj me gol

Kosova zhvillon seancën e parë stërvitore, Berisha: Shpresoj të debutoj me gol

Përfaqësuesja e Kosovës, ka zhvilluar seancën e parë stërviotre në prag të ndeshjes me Islandën.

Për më shumë së një orë, trajneri, Albert Bunjaku ka parë nga afër formën e lojtarëve të ftuar për duelin me islandezët.

Atmosfera në skuadër duket mjaft e mirë, pas ardhjes se tre lojtarëve të rinj, Besart Berishës, Atdhe Nuhiut e Donis Avdijaj.

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin australian, për herë të parë vesh fanellën e Kosovës.

Pas stërvitjes se parë ai tha se është i gatshëm për duelin me Islandën, duke premtuar do të jap më të mirën në këtë ndeshje, duke mos e fshehur dëshirën që në radhët e Kosovës të debutojë më gol.

 “Stërvitja e parë ishte e mirë. Besoj është një grup shumë i mirë, me mentalitetet dhe disiplinë dhe me kanë pritur shumë mirë dhe nuk besoj se do të kem problem, pasi janë shumë lojtarë të talentuar dhe unë jam shumë i kënaqur deri tani. Ne luajmë futboll për ta fituar ndeshjen dhe besoj se kështu do të paraqitem, por normal se duhet të luajmë edhe prapa edhe përpara dhe të jemi kompakt, sidomos më Islandën, sepse ata janë një skuadër fizike”, ka thënë Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy