
Tek Paris St Germain priten zhvillime gjatë merkatos së verës , me anë të cilës kjo skuadër do të tentojë të thyejë akullin në Champions League në sezonin vijues. Marco Verrati konsiderohet një ndër të padëshiruarit e Luis Enriques , për të cilin do të zhvillohet një supersfidë në Serinë A , midis Juventusit dhe Interit. 30 vjeçari filloi të spikasë tek Pescara e më pas u largua drejt ‘’ Parque de Princes ‘’ , për të cilin fituesit në fuqi të Ligue 1 shpenzuan 12 milionë euro në të kaluarën , ekzaktësisht në verën e 2012-tës. Gjatë këtyre viteve , eksperienca e mesfushorit përmbildhet në 11 gola dhe 61 asiste në 416 sfida dhe nëse do të lërë Francën për tu rikthyer në atdhe , sigurisht do të shëndërrohej në një ndër transferimet më të bujshëm të Serisë A , duke marrë parasysh pretendentët. Megjithatë , kontrata e Marco Verratit me Paris St Germain skadon në 2026-tën por në rastin e një oferte bindëse , drejtuesit mund ti japin ‘ Ok ‘ e largimit, një ndër mesfushorëve më të mirë të kësaj skuadre ndër vite, ose në të kundërt mund të vijojë , të paktën edhe për një sezon tjetër tek kryeqytetasit.



