
Shpërthimi i Marcus Rashford në këtë fillim sezoni i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Manchester United të cilët synojnë të rinovojnë kontratën e sulmuesit.
‘’ The Red Devilsat ‘’ e kanë deklaruar anglezin të pashitshëm dhe parashikohet se akordi do të arrihet deri në qershorin e 2024-tës .
Kontrata e 24 vjeçarit skadon në 2023-shin por në sajë të përfqësimeve dinjitoze , 20 herë kampionët e Premier Leagues duan të sigurojnë qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ për arsye se konsiderohet një domosdoshmëri në metrat e fundit.
Me kalimin e kohës talenti britanik e ka fituar besimin e Erik Ten Hagut dhe po ia shpërblen me suksesin në fushën e blertë dhe deri më tani ka shënuar 5 gola në 8 sfida si dhe ka asistuar në 5 raste për shokët e tij .
Vitet e fundit tek Manchester United kanë rezultuar me ulje -ngritje, madje duke rrezikuar largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ por me këtë rendiment ia ka mbyllur gojën kritikëve duke u shëndërruar në një emblemë tek gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm .



