Pregja: Pse nuk ka VAR në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Pregja: Pse nuk ka VAR në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Specialisti i moviolës, Bujar Pregja i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, zbuloi pse nuk ka VAR në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pregja u shpreh se për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve dhe mungesës së studiove lëvizëse, është vendosur që në Kupë të mos ketë VAR, por ai të jetë vetëm në kampionat.

“Është vendosur që në ndeshjet e Kupës të mos ketë VAR, por vetëm në kampionat. Kjo për shkak se numri i ndeshjeve është i madh dhe nuk kemi aq studio lëvizëse. Nuk është korrekte që të vendosësh VAR në disa ndeshje të cilat quhen si më të rëndësishme dhe në të tjera jo.”, u shpreh Pregja.

VAR pritet të jetë i pranishëm edhe në Kupë, duke filluar nga çerekfinalet, kur edhe numri i ndeshjeve është më i vogël.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy