
Ecuria pozitive e Bruno Guimaraes dhe Alexander Isak po tërheq vëmëndjen e drejtuesve te Real Madridit, të cilët tanimë kanë vënë në lëvizje përfaqësuesin Juni Calafat, i cili do të jetë prezent në ndeshjen e Champions Leagues ndërmjet Newcastles dhe Paris St Germain , e vlefshme për javën e dytë të këtij kompeticioni.
Sipas ‘ Defensa Central ‘ , ideja e tij është grumbullimi i një informacioni më të detajuar dhe më pas të tentohet firmosja me brazilianin dhe suedezin gjatë merkatos së verës.
Si mesfushori ashtu edhe sulmuesi prej kohësh janë pjesë e listës së ‘’ Los Merengues ‘’ , e ardhmja e të cilëve ndoshta mund të ndryshojë në të ardhmen.
Megjithatë, duhet shtuar se këto komponentë konsiderohen të domosdoshëm në skemat e teknikut Eddie Howe dhe nuk do të jetë edhe aq e lehtë të largohen nga ‘’ St James Park ‘’ edhe pse flitet për një ndër klubet më të famshëm në futboll.



