
Duke ditur se e ardhmja e Marcos Alonsos në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është ndërlikuar kohët e fundit për faktin se drejtuesit e londinezëve u munduan ta përfshijnë në operacionin për Achraf Hakimin , spanjollit i ka trokitur fati në derë sepse sipas Mundodeportivos Interi kërkon shërbimet e tij . Zikaltërit besojnë se transferimi i 30 vjeçarit në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ do ti jepte më tepër eksperiencë prapavijës në një ekip ku kërkesat janë shumë të larta sidomos pas fitimit të Serisë A .
Italianët do të kenë shumë punë përpara dhe sezonin vijues do të drejtohen nga një trainer që ka bërë mirë tek Lazio siç është Simone Inzaghi .
Triumfi në Itali është konsideruar shumë i veçantë për Interin sepse është skuadra e vetme që ka mundur ta mposhtë dominimin 9 vjeçar të Juventusit , fakt që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.
Me rikthimin në Champions League domosdoshmërisht kjo skuadër duhet të afrojë lojtarë me eksperiencë të cilët e njohin shumë mirë këtë kompeticion dhe Marcos Alonso e ka provuar shijen e suksesit me ‘’ Blute e Londrës ‘’ që arritën të fitonin trofeun e dytë në histori duke mundur Manchester City-n në një finale tepër emocionuese.
Gjatë sezonit të kaluar ishi i Fiorentinës arriti të aktivizohej në 17 ndeshje në të cilat shënoi 2 gola , por tashmë do ti duhet të vendosë mbi interesin e ‘’ surprizës ‘’ në Scudetto në sezonin e lënë pas .



