Anglia shkatërron Panamanë dhe siguron biletën për në raundin tjetër (VIDEO)

Anglia shkatërron Panamanë dhe siguron biletën për në raundin tjetër (VIDEO)

Anglia ka bërë fitoren më të thellë në këtë kampionat Botëror duke mundur në sfidën e dytë ekipin e Panamasë.

“Tre Luanët” triumfuan me rezultatin e thellë 6-1, sfidë e vlefshme për Grupin G duke siguraur dhe kualifikimin për në raundin tjetër të Botërorit së bashku me Belgjikën.

Vetë rezultati i takimit flet për një sfidë spektakolare të zhvilluar nga ana e Kombëtares angleze e cila e dominoi totalisht takimit përballë një Panamaje që ishte e pafuqishme përballë sulmeve perfekte të anglezëve

Dy gola të shënuar nga Stone dhe Harry Kane dhe Lingard mbyllën 45 minutat e parë me rezultatin e thellë 5-0.

Edhe 45-minuatat e dyta do të dhuronin të tjerë gola ku Kane shënoi të gjashtin për Anglinë dhe të tretin personal në këtë sfidë, ndërsa  Baloy shënoi golin e nderit për Panamanë në minutën e fundit të sfidës.

Me këtë sukses Anglia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve po aq sa ka dhe Belgjika që kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Më poshtë golat e takimit.

Goli i pare i Anglisë shënuar nga John Stones

Goli i dytë i Anglisë shënuar nga Harry Kane

Goli i tretë i Anglisë shënuar nga Jessie Lingard

Goli i katërt i Anglisë shënuar nga John Stones

Goli i pestë i Anglisë shënuar nga Harry Kane

Goli i gjashtë i Anglisë shënuar nga Harry Kane

Goli i vetëm në ndeshje për Panaman u shënua nga Baloy


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy