
Angel Di Maria u largua nga Juventusi, pas vetëm një sezoni si pjesë e bardhezinjve. Futbollisti argjentinas, ka dalë lojtar i lirë, por nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Di Maria ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te Benfica në Portugali. Palët kanë akord për një kontratë një vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.



