Behari: Kastrioti e pësonte kur i afrohej golit, fitore e çmuar për Egnatian

Behari: Kastrioti e pësonte kur i afrohej golit, fitore e çmuar për Egnatian

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi fitoren e Egnatias ndaj Kastriotit.

Sipas Beharit, rrogozhinasit morën një fitore të çmuar, ndërsa shtoi se Kastrioti pësonte gjithmonë kur i afrohej golit, për shkak të problemeve në mbrojtje.

Egnatia vërtetë mori 3 pikë të çmuara, sepse bëri detyrat e shtëpisë. Ato që treguan në fushë, nuk janë ekuivalente me rezultatin. Kastrioti mbajti topin dhe krijoi shumë raste. Çela në fillim të pjesës së dytë, ndryshoi lojtarët dhe skemën. E mbajti lart Egnatian.

Rrogozhinasit nuk e rrezikuan asnjëherë lojën, te rezultati. Individualitetet që kanë lart, Dwamena ndoshta është sulmuesi më i mirë në kampionatin shqiptar. Kishin komoditetin e avantazhit, kur e ke këtë, i kalon me lehtësi situatat e vështira. Kur Kastrioti i shkonte afër golit, e pësonte mbrapa, për shkak të problemeve individuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy