Liverpooli, ofertë për Christensen

Liverpooli, ofertë për Christensen

Prej kohësh ka filluar puna tek Liverpooli në lidhje me merkaton e verës. ‘’ The Redsat ‘’ janë distancuar nga titujt në vitet e fundit dhe ky fakt vijon të jetë shumë shqetësues.

Prapavija ka lënë për të dëshiruar dhe anglezët po japin maksimumin për ti evituar pakënaqësitë e mundshme në të ardhmen.

Andreas Christensen po monitorohet me kujdes, i cili po zhvillon një performancë shumë të mirë me Barcelonën dhe për danezin drejtuesit e Liverpoolit kanë bërë gati 50 milionë euro.

Bashkë me Ronald Araujon, nordiku ka formuar një dyshe shumë të fortë por situata jo e mirë e ‘’ Los Cules ‘’ në aspektin ekonomik, i detyron në njëfarë mënyre t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’ disa komponentëve.

Duke iu referuar faktit se në të kaluarën ishi i Chelseat u transferua në Katalunjë me parametër zero, sigurisht arrihet në konkluzionin se kuq e blutë do të dilnin të fituar me largimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy