
Rezultatet e kohëve të fundit e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Erik Ten Hag tek Manchester United.
Hollandezi ka hasur ulje-ngritje gjatë sfidave, fakt që nuk i ka bindur drejtuesit për t’ia rinovuar kontratën.
Në sajë të kësaj situate kanë filluar përpjekjet për të transferuar një tjetër trainer në ‘’ Old Trafford ‘’ për ti rikthyer 20 herë kampionët e Premier Leagues aty ku e meritojnë.
Sipas ‘ Mail Sport ‘, anglezët janë fokusuar tek Thomas Frank, puna e të cilit në rradhët e Brentfordit meriton duartrokitje.
Danezi ka formuar një ekip kompetitiv, me një stil lojë për tu admiruar dhe tashmë është një alternativë interesante për një ndër klubet më të pasur të botës.
Fakti se prej shumë vitesh ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt vijon ti shqetësojë drejtuesit, të cilët do të tentojnë ta rikthejnë situatën në favor në pjesën e mbetur të sezonit.
Sigurisht, ndeshjet e rradhës do të jenë përcaktuese për gjigandët e Premier Leagues, të cilat do të konsiderohen një finale për ish trainerin e Ajax Amsterdamit.



