Real Madridi, sfidë Barcelonës për Jonathan Tah

Real Madridi, sfidë Barcelonës për Jonathan Tah

E ardhmja e Jonathan Tah vijon të jetë një ndër temat më të rëndësishme tek Bayer Leverkuseni.

Gjermani po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend, fakt i shoqëruar me interesin e një tjetër ekipi të famshëm.

Pas Barcelonës është Real Madridi, skuadër e cila ia ka hapur dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.

Do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘, për një lojtar i cili e përfundon kontratën me ‘’ Aspirinat ‘’ gjatë merkatos së verës.

Falë besimit të dhënë nga Xabi Alonso 28 vjeçari është shëndërruar në një referent në prapavijën e kampionëve në fuqi të Bundesligës, efikas në luftën në ajër dhe një përdorues shumë i mirë i topit.

Jo vetëm për ‘’ Los Cules ‘’ por edhe çdo ekip tjetër interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ mbetet një kërcënim real për arsye të historisë së suksesit dhe potencialit të presidentit Florentino Perez.

Momentalisht Jonathan Tah konsiderohet një ndër mbrojtësit më premtues në kontinentin e vjetër, i cili po zhvillon sezonin e dhjetë në ‘’ BayArena ‘’.

Drupal Ad

Nuk përjashtohet që në fundin e tij e ardhmja ti ndryshojë sepse për çdo lojtar interesi i Real Madridit apo i Barcelonës përbën një vlerësim dhe njëkohësisht privilegj.

27 sfida dhe 2 gola ka arritur deri më tani Jonathan Tah nën urdhërat e ish mesfushorit spanjoll, ndër trainerët më cilësorë në qarkullim i cili do të mbahet mend gjatë nga komponentët e klubit dhe tifozeria e zjarrtë e tij për fitimin e kampionatit gjerman për të parën herë në histori sezonin e shkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy