Roma, përcakton çmimin për Manu Konen

Roma, përcakton çmimin për Manu Konen

Ecuria pozitive e Manu Kones në Botëror sigurisht po i afron pretendentët. 

Drejtuesit e Romës në sajë të kësaj situate kanë nisur të përgatiten duke i vënë çmimin mesfushorit. 

50 milionë euro pretendon të arkëtojë presidenti Dan Friedkin, për të cilin investoi 20 milionë euro kur e transferoi nga Borussia Monchengladbahu në ‘’ Olimpico ‘’. 

Për shërbimet e 25 vjeçarit do të luftojnë Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli, shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik. 

‘’ Verdhekuqtë ‘’ do të humbasin në aspektin cilësor por do të dalin të fituar në lidhje me përforcimin e arkave. 

Ishi i Toulouse konsiderohet potent, organizon shumë mirë lojën dhe është efektiv në rikuperimin e topave. 

Një lojtar i këtij kalibri do ta gjente veten në secilin ekip elite, në kampionatet respektive dhe jo vetëm. 

Kontrata me kryeqytetasit i përfundon në qershorin e 2029-tës por referuar kontributit të dhënë është e natyrshme vlera e përcaktuar. 

Pas Ligue 1, Bundesligës dhe Serisë A, Premier League mund të jetë prova e rradhës për Manu Konen, lojtar stabël edhe tek ‘’ Trikolorët ‘’ e Didier Deschampit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy