
Një video ku Ousmane Dembele dhe Antonine Griezmann, shfaqen teksa përdorim komente raciste ndaj aziatikëve, ka krijuar bujë të madhe. Në videon që po qarkullon në internet, shihet Griezmann teksa qesh, ndërkohë që shoku i tij Dembele tallet keq me aziatikët.
“Të gjitha këto fytyra të shëmtuara, vetëm për të luajtur në video-lojëra. A nuk kanë turp? Dreq, çfarë gjuhe flasin ata, ju supozohet të jeni vende të zhvilluara apo jo?!”, dëgjohet të thotë Dembele.
Video ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në internet, teksa Grizmann menjëherë ka reaguar, duke kërkuar ndjesë për gjithçka ndodhi. Bëhet e ditur gjithçka ka nodhur dy vite më parë, ndërkohë që në drejtim të dy lojtarëve francezë të Barcelonës kanë vërshuar kritika të shumta nga të gjithë.
デンベレとグリーズマンが日本人差別。
— アブ丼 (@mirisabiwi) July 2, 2021
和訳など詳細はリプに書きます。
許せないです。#グリーズマン#デンベレ#拡散希望#StopAsianHate pic.twitter.com/mkHd0Vlmyt



