Brdaric: Egnatia e meritoi finalen, nuk më intereson kush e fiton titullin

Brdaric: Egnatia e meritoi finalen, nuk më intereson kush e fiton titullin

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Egnatias, që i eliminoi në gjysmëfinale.

Tekniku i shkodranëve, u shfaq i zhgënjyer, por tha se kundërshtari e meritoi finalen. I pyetur për titullin, Brdaric, theksoi se nuk i intereson kush e fiton trofeun.

Ne nuk shënuam, por fillimi ishte shumë i keq për ne. Fillimi nuk kishte si të ishte më keq, u dëmtua Krymi, më pas Gruda. Në gjysmën e dytë të pjesës së parë ishte momenti ynë më i mirë dhe donim të shënonim. Ndërsa në pjesë të dytë ne ndryshuam pak dhe provuam të kishim lojtarë të freskët në fushë që të shënonin sepse na duhej goli. Në fund të ditës 0-0 nuk ishte e mjaftueshme.

Egnatia e meritoi të ishte në finale, në zonën e rreptësisë nuk patëm durimin por përsëri patëm 3-4 raste shënimi. Kur nuk gjen portën në këto ndeshje është për të ardhur keq.

Nuk ka rëndësi për mua kush e fiton kampionatin. Unë jam i fokusuar vetëm te Vllaznia dhe unë nuk kam idenë se kush do të shpallet kampion. Më vjen keq që nuk jap përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy