Garë e ashpër për Jan-Carlo Simic

Garë e ashpër për Jan-Carlo Simic

Ecuria e mbrojtësit Jan- Carlo Simic vijon ti sigurojë pretendentë të rëndësishëm në Europë.

Real Madridi, Manchester United dhe Arsenali do të luftojnë për 18 vjeçarin, i cili tashmë ka debutuar me ekipin e parë të Milanit.

Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë sepse premton shumë për të ardhmen dhe parashikohet se drejtuesit e Milanit do të bëjnë maksimumin për qëndrimin e tij në ‘’ San Siro ‘’.

Me rëndësi për tu theksuar është se Jan-Carlo Simic i përfundon kontrata me ‘’ Djallin ‘’ në 30 qershorin e 2025-sës, pretendentët e të cilit janë shumë cilësorë dhe të fuqishëm ne aspektin ekonomik.

Pjesa e mbetur e sezonit do të jetë determinante për të ardhmen e Jan- Carlo Simic, i cili deri më tani e ka bërë krenar trainerin Stefano Pioli, pavarësisht se është aktivizuar në vetëm 6 sfida dhe ka shënuar 1 gol me shtatë herë kampionët e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy