Barcelona, përgatit ofertën për Julian Alvarez

Barcelona, përgatit ofertën për Julian Alvarez

Në sezonin aktual Julian Alvarez është shëndërruar në një referent tek Atletico Madridi.

Argjentinasi ka ditur të përshtatet në 11-shen e formuar nga tekniku Diego Simeone, i cili shquhet si një ndër më kërkuesit.

Ishi i Manchester City-t e ka hedhur pas krahëve shumë shpejt të kaluarën në ‘’ Etihad Stadium ‘’, për të cilin kohët e fundit është interesuar Barcelona.

20 gola në 39 sfidat e deritanishme e kanë impresionuar trainerin Hansi Flick, i cili e sheh si garanci për vijimësinë e ‘’ Los Cules ‘’.

Joan Laporta thuhet se ka bërë gati çekun prej 60 milionë eurosh për golashënuesin përfshirë edhe Ferran Torresin, lëvizje e cila mund ti bindë drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ gjatë merkatos së verës.

Megjithatë, për ‘’ El Cholon ‘’ prezenca e Julian Alvarezit në metrat e fundit i ka ndihmuar kryeqytetasit për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin aktual por gjithsesi nëse i referohemi Ferran Torresit duhet theksuat se kemi të bëjmë me një lojtar i cili nëse i ka mundësitë mund të bëjë diferencën në çdo ekip.

Drupal Ad

Priten zhvillime në javët vijuese dhe vendimi i takon ishi-t të River Plates, i cili është adaptuar shumë shpejt në kontinentin e vjetër.

Një statistikë e tillë sigurisht tregon vlerat e kampionit të botës me Argjentinën e Lionel Scalonit, një rrezik për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy