Arrihet marrëveshja, Asllani do të transferohet te Interi

Arrihet marrëveshja, Asllani do të transferohet te Interi

Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit, ndonëse zyrtarizimi mungon ende. Mesfushori shqiptar, i cili spikati me Empolin në Serie A, tashmë do të bëjë një hap të madh, duke u transferuar te nënkampionët e Italisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi ka arritur marrëveshjen me Empolin, për ta marrë Asllanin në huazim për 4 milionë euro dhe me mundësi blerje një vit me vonë për 10 milionë euro.

Kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u zgjidhur dhe më pas mesfushori 20-vjeçar do të zyrtarizohet te Interi.

Kujtojmë se më herët, interes për Asllanin kishte shfaqur edhe Milani, por drejtuesit e Interit janë treguar më të shpejtë, për të mbyllur marrëveshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy