Skënderbeu barazoi me Kukësin, Gega: I kënaqur me skuadrën, kishim raste për golin e dytë

Skënderbeu barazoi me Kukësin, Gega: I kënaqur me skuadrën, kishim raste për golin e dytë

Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega, është shprehur se është i kënaqur me atë që skuadra e tij tregoi ndaj Kukësit, ndonëse nuk ia dolën të merrnin fitoren. Gega, deklaroi se ka punuar më shumë me ekipin, në aspektin psikologjik.

Keqardhje, kush nuk ka dëshirë të shënojë gol. Nuk doja që Vrapi të gabonte pasi mund ta rëndojë dhe u thashë çunave në skuadër që të mos përmendetet ai rast pasi do e rëndojë shumë. Jam i kënaqur sepse kemi marrë më shumë se maksimumi pasi Mensah nuk është stërvitur fare, ndërsa Moraes është rikthyer pas dy muajsh. Të rinjtë duan kohën e vetë dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Para një javë kam folur për atë që ka ndodhur me skuadrën. U bënë disa ditë që po mundohem t’i jap skuadrës atë që unë dua. Kemi nevojë për fitore, u dënuam me penallti që në fillim, por e gjetëm forcën dhe barazuam. Kishim raste për të shënuar golin e dytë, i urova çunave për paraqitjen e bërë.

Jam mundur të qetësoj skuadrën dhe kam punuar në aspektin psikologjik më shumë.

Mund të fitonte Skënderbeu sot dhe mund të paragjykoheshim. Mos ma bëni më këtë pyetje, unë i uroj kundërshtarët për fitoret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy