
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndarjen nga jeta të komentatorit Kosta Grillo, duke thënë se meritonte më shumë në këtë jetë. Gjithashtu ai foli edhe për Kombëtaren shqiptare, duke thënë se mungesa e tifozëve të Hungarisë, është në favorin tonë.
“Kosta duhet të kishte marrë më shumë, sepse e meritonte. Ka dhënë shumë për sportin. E kam pasur shumë të afërt dhe mik. Ai ishte njeri shumë i mirë. Fliste për Greqinë, i pëlqente futbollin serb. Ashtu ishte ai, gjithmonë thoshte të vërtetën. Kjo sëmundje ka marrë shumë njerëz.
Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë ndaj Hungarisë është shumë e rëndësishme, por kemi një favor, që nuk do të luhet me tifozë. Do ishte akoma më e vështirë nëse do të ishin tifozët.”, u shpreh Tahiri.



