Portieri i Kukësit, Angelos Tafas, pësoi një dëmtim të rëndë, gjatë grumbullimit me Kombëtaren U-21. Gardiani i verilindorëve këputi meniskun lateral dhe meniskun medial.
Tafas, udhëtoi drejt Greqisë, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Klubi i Kukësit ka njoftuar ditën e sotme se portieri e ka kaluar me sukses operacionin dhe tani ka nisur punën për t’u rikuperuar.
Tafas ka qenë një titullar i padiskutueshëm në portën e Kukësit këtë sezon, ku në shumë ndeshje ka qenë edhe shpëtimtar i skuadrës së Longos.



