“Superkupa e Europës do të jetë një test për të gjithë!” Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin lidhur me diskutimin e hapjes së stadiumeve për tifozët në periudhën post-koronavirus.
Ceferin merr shkak nga Superkupa e Europës që luhet me 24 shtator në Budapest të Hungarisë, për të shtuar se tani duhet të jemë optimistë, pasi duhet t’i kthehemi normalitetit.
“Çdo gjë nuk është normale, por do t’i kthehemi normalitetit së shpejti. Çdo gjë ndaloi 6 muaj më parë, por tani ne jemi këtu. Duhet të jemi optimistë. Superkupa e Europës në Budapest do të jetë një test për kthimin e tifozëve në stadium,”- deklaroi kreu i futbollit europian.
Së fundmi përveç UEFA edhe Seria A po bën përpjekje të rëndësishmë që ndeshjet e futbollit të luhen me publik.



