Juventusi insiston për Ivan Fresnedan

Juventusi insiston për Ivan Fresnedan

 Shkëlqimi me Valladolidin menjëherë ka shkaktuar interesin e disa ekipeve për Ivan Fresnedan .

18 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e ‘’ Vjollceve ‘’ dhe për shërbimet e tij do të masin forcat  Real Madridi , Borussia Dortmundi , Newcastle ,  Arsenali dhe Juventusi.

Massimiliano Allegri prej kohësh është vënë në kërkim të një anësori të djathtë pasi ky repart vijon të mos e bindë, pavarësisht se torinezët s’do ta kenë aspak të lehtë sepse pretendentët janë shumë cilësorë dhe mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe Ivan Fresnedas në shumë aspekte.

836 minuta të ndara në 12 sfida gjatë sezonit aktual kanë rezultuar të mjaftueshme për të arritur deri në këtë pikë , duke patur parasysh se edhe për Valladolidin do të ishte një sukses dhe do ti jepte mundësinë madrilenit për të provuar veten tek një ekip elite. 

S’duhet lënë pa u përmendur se në rastin e largimit nga ‘’ Jose Zorrilla ‘’ , shitja e Ivan Fresnedas do të konsiderohej më e shtrenjta në historinë e këtij klubi, hap mëse i merituar i nxënësit të Jose Rojos .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy