
Edlir Tetova pas largimit nga Tirana, do të drejtojë skuadrën e Ulpianës në elitën e futbollit kosovar. Tetova është prezantuar ditën e sotme nga klubi kosovar dhe ka firmosur kontratë 1-vjeçare.
“Kemi një skuadër me cilësi dhe talente, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të Tetovës.
Në sezonin që lamë pas, 38-vjeçari ishte ndihmës i trajnerit Orges Shehi te Tirana. Kjo është eksperienca e parë për Edlir Tetovën si trajner i parë, teksa shpreson të arrijë objektivat dhe të bëjë një kampionat të mirë me Ulpianën.



