
Skocia do të jetë kundështari i fundit i kombëtares shqiptare në takimin e fundit të Uefa Nations League i cili do të luhet këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.
Por në takimin ku skuadra e drejtuar nga trajneri italian do të synojë që të marrë tre pikët pasi në rast të një rezultati negativ do të biem nga liga C në atë D.
Por, edhe pse është një ndeshje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, interesi i tifozave shqiptar për të mbështetur skuadrën është shumë i paktër. Nga të dhënat mësohet se numri i biletave të blerë nga ana e tifozave kuqe zi është rreth 6-mijë.
Një shifër mjaft e uletë pasi në stadiumin “Loro Boriçi” rreth 2-mijë tifozë do të jenë të Skocisë që kanë ardhur prej disa ditësh në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që në takimet e fundit që kombëtarja shqiptare ka zhvilluar në vendin tonë numri i tifozave ka qenë i pakët, kjo është dhe për shkak të rezultateve negative që ekipi kuqezi ka marrë nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi.



