Arsenali insiston për Gundogan

Arsenali insiston për Gundogan

 Fitimi i Premier Leagues me Manchester City-n është pasuar me insistimin e Arsenalit për arritjen e akordit me Ilkay Gundogan.

Parashikohet se gjermani do të largohet nga ‘ Etihad ‘  në 30 qershor me parametër zero dhe ‘’ The Gunners ‘’ pretendojnë të shtojnë cilësinë në mesfushë me ishi-n e Borussia Dortmundit. 

Sipas ‘ The Athletic ‘ Mikel Arteta e kërkon medoemos në ‘ Emirates ‘ 32 vjeçarin, të cilin e konsideron zëvëndësuesin perfekt të Granit Xhakas.

Gjithsesi Ilkay Gundogan gjatë një interviste nuk e ka shmangur entuziazmin për arritjet e Manchester City-t dhe ka komentuar kështu :

“ Kemi zhvilluar një sezon të mrekullueshëm . Na mbeten edhe dy finale për të luajtur dhe do të japim maksimumin për ti fituar ‘’, përfundoi lojtari i lindur në Gelsenkirschen.

Duhet theksuar se edhe Barcelona prej kohësh pretendon shërbimet e Ilkay Gundogan, i cili ka shansin për ta fituar për të parën herë në karrierë Champions Leaguen , me një ekip që prej sezonesh me rradhë po tenton të futet në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy