
Pas blerjeve shumë të rëndësishme si Cristiano Ronaldo, Manes apo Aymeric Laportes ndër të tjerë, drejtuesit e Al- Nassr nuk mendojnë të ndalen dhe këtë herë ia kanë shkelur syrin Nacho Fernandezit. Sipas lajmeve të fundit, arabët po mendojnë seriozisht transferimin e kapitenit të Real Madridit , i cili shquhet për efikasitetin në prapavijë dhe përshtatjen në disa pozicione. Eksperienca me Real Madridin e ka shëndërruar në një lojtar tejet të preferuar 33 vjeçarin dhe drejtuesit e Al-Nasser pretendojnë shtimin e cilësisë për të formuar kështu një ekip të denjë për fitimin e titujve në të ardhmen. Dihet se transferimi i ‘’ Cr7 ‘’ në këtë ligë krijoi një impakt shumë pozitiv pasi me kalimin e kohës shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europë dhe më tej morën vendimin të jenë pjesë e saj.



