
Kur kanë mbetur dhe pak ditë përpara ndeshjes së kthimit për finalen e Copa Libertadores kundër ekipit tjetër të qytetit River Plate, tek skuadra e Boca Juniors atmosfera është mjaft e zjarrtë dhe entuziaste. Kjo gjë u vu re dhe në seancën stërvitore të skuadrës argjentinase të cilën e zhvilluan në stadiumin “La Bombonera” në Buenos Aires.
Ky impiant ka një kapacitet prej 44 mijë vendesh, por në seancën stërvitore të Boca Juniros tifozët theyn një rekord pasi kanë qenë të pranishëm 50 mijë tifozë të, të cilët kanë ndjekur stërvitjen e parafundit të skuadrës së tyre të zemrës përpara ndeshjes së kthimit për finalen e Copa Libertadores.
Një super duel i cili do të ketë një shikueshmëri rekord nga e gjithë bota i cili do të startojë nesër në orën 21:00.
Takimi i parë mes të dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, ndërsa është gjithçka e hapur për takimin e kthimit se kush do të bëjë për vete trofeun më të madh për klube në Amerikën e Jugut.



