Bregdeti i Darëzezës kthehet në pistë, zhvillohet gara me kuaj (VIDEO)

Bregdeti i Darëzezës kthehet në pistë, zhvillohet gara me kuaj (VIDEO)

Bregdeti i Darëzezës është kthyer këtë të diel në një pistë të vërtetë garash me kuaj.

 Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, morën pjesë 16 kalorës nga e gjithë Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Kosova. 

Sipas organizatorit Indrit Plangaj, gara u zhvillua me pjesëmarrjen e 4 klubeve sportive, 16 garuesit e të cilëve garuan në 3 gara shpejtësie në një gjatësi prej 2 dhe 3 kilometra ndërsa ka apeluar për më shumë vëmendje nga shteti për të mbështetur sportin plot adrenalinë të hipizmit. 

Ndërkohë në përfundim të aktivitetit, u shpallën për të tre garat, 9 fitues të vendeve të para, të dyta e të treta, por fieraku Beso Shkrela me kalin Luna ka fituar për të disatën herë radhazi duke krijuar ovacione tek të pranishmit. 

Vija bregdetare e plazhit të Darëzezës është kthyer shpeshherë në pistë të aktiviteteve të ndryshme sportive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy