
Bernardo Silva po luan sezonin e fundit me Manchester City dhe në merkaton e verës do të largohet, për të vazhduar karrierën në një tjetër skuadër.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se për lojtarin ka shfaqur interes Barcelona. Raportohet se trajneri Xavi Hernandez e pëlqen shumë portugezin dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.
Në ditët në vijim, pritet që Barcelona të bëjë një ofertë për 27-vjeçarin, për t’i plotësuar dëshirën trajnerit Xavi.



