
Do të luhet duke filluar nga ora 19:45, derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve dhe do të kërkojnë me çdo kush fitoren. Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe dy sfidat e tjera të këtij sezoni.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushë skuadrat e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo: Harizaj; Bardhi; Sidibe; Imami; Prodani; Lilaj; Siljanovski; Haxhiu; Ibraimi; Denisson; Reginaldo.
Partizani: Hoxha; Marku; Bitri; Belica; Hadroj; Rrapaj; Kallaku; Mala; Cara; Skuka; Junior.



