Barcelona ndjek perlën e Gremios

Barcelona ndjek perlën e Gremios

 Barcelona vijon të mbështetet tek eksperienca disa vjeçare në lidhje me ndjekjen e talentëve në Brazil , praktikë që i ka dhënë shumë benefite katalanasve .

 Spanjollët nuk e kanë patur rrugën e shtruar në këtë aspekt sepse dështuan me lojtarë si Keirrison  apo Matheus Fernandez por  drejtuesit mendojnë ti shkojnë kësaj historie deri në fund sepse ky shtet është një ndër prodhuesit më të mëdhenjë të talentëve .

 Kësaj here Joan Laporta ka vendosur ti besojë aftësive të ish mesfushorit të kuq e bluve Deco i cili i ka rekomanduar një lojtar shumë interesant të Gremios .

Mesfushori 16 vjeçar Breno Melo vijon ta magjepsë portugezin por ‘’ Azulgranët ‘’ kanë një histori të trishtë në lidhje me këtë skuadër për  faktin se në të kaluarën dështuan me transferimin e Arthur Melos , produkt i kësaj akademie dhe po e shqyrtojnë me vëmëndjen maksimale këtë çështje . 

Brazilianët sigurisht vijojnë të vlerësojnë kontributin e yjeve dhe kanë përcaktuar klauzolën 40 milionë euroshe për Breno Melon i cili ndiqet edhe nga gjigandë të tjerë të kontinentit të vjetër , dhe Barcelona është e vetëdijshme se duhet të përshpejtojë aksionet për transferimin e perlës braziliane në ‘’ Camp Nou ‘’ për të mos pësuar ndonjë tronditje në momentet e fundit .

Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se një ndër objektivat e Joan Laportas me rikthimin në Katalunjë ishte dhënia e rëndësisë  për ekipet e moshave që do të jenë aleatët e kuq e bluve në një të ardhme të afërt , dhe kur flitet për talentë të tillë , vendimet janë më të lehta për tu marrë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy