
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka sulmuar institucionin që drejtonte, në lidhje me vendimet e fundit për Botërorin e klubeve, që do të jetë me 32 ekipe.
Blatter u shpreh se kjo është një iniciativë që rivalizon Champions League dhe shtoi se FIFA fut hundët në çështje që nuk i takon.
Po tentojnë ta shtrydhin edhe më shumë limonin. Botërori i klubeve që do të nisë në vitin 2025 mund të konsiderohet edhe si një iniciativë që rivalizon drejtpërdrejtë UEFA Champions League. FIFA po fut hundët në disa çështje që nuk i takojnë siç janë klubet e futbollit.



