Nuk ka fitues në "Anfield Road", paqe mes Liverpool dhe Chelsea (VIDEO)

Nuk ka fitues në "Anfield Road", paqe mes Liverpool dhe Chelsea (VIDEO)

Liverpool dhe Chelsea ndajnë nga një pikë në supersfidën e javës së 13-të të Premier League. Ndeshja dhuroi spektakël që nga fillimi e deri në fund duke pasur një ritëm tepër të lartë me të dyja skuadrat që sulmonin me shumë forca në kërkim të golit të avantazhit.

Por rastet e para për gol i kishte Chelsea ne Eden Hazard dhe Danny Drinkwater, i cili vetëm për vetëm me portierin nuk arrin të marrë topin ashtu siç duhet. Menjëherë pas tij ishte Zappacosta me një predhë nga distanca por Mingolet tregohet i vëmendshëm.

Por të parët që kalojnë në avantazhë ishin vendasit. Pas një gabimi të blerjes së re Bakayoko, Chamberlain pason për Salah i cili nga shumë pranë arrin të mundë portierin Courtois duke shtyrë topin në rrjetë.

Chelsea del përpara duke i lejuar shumë hapësira "The Reds" të cilët mund t’i kishin shfrytëzuar më mirë pasi Chelsea gjen golin e barazimit me shumë fat në minutën e 85-të.

Willian merr topin dhe kërkon ta krosojë në hyrje të zonës por topi përfundoi në rrjetë. Salah kishte një mundësi të fundit përpara se të përfundonte loja, por portieri Courtois nuk lejon festën e Anfield.

Barazimi nuk i kënaqi dy teknikët Klop dhe Conte, pasi ky rezultat nuk favorizon shumë skuadrat në luftën për titull, duke i dhënë mundësinë City të shkëputet akoma më shumë në rast se fiton nesër ndaj Huddersfield.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy