
Largimi i Jurgen Kloppit nga Liverpooli në fundin e sezonit, sigurisht do të jetë një humbje shumë e madhe për këtë skuadër.
Gjithsesi, kanë filluar të bëhen llogaritë nga drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ të cilët po shqyrtojnë disa emra.
Sipas ‘ Footmercatos ‘, anglezët kanë filluar kontaktet me Xabi Alonson, ish mesfushorin e tyre, i cili po lë gjurmë tek Bayer Leverkuseni.
Kontrata me ‘’ Aspirinat ‘’ do të jetë një pengesë për rikthimin në ‘’ Anfield Road ‘’ të spanjollit, për të cilin gjermanët besojnë se do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në ‘’ BayArena ‘’.
Pavarësisht se asgjë nuk është sqaruar, 42 vjeçari konsiderohet i duhur për ta lideruar Liverpoolin në të ardhmen, skuadër e cila është distancuar ndjeshëm në vitet e fundit nga titujt, një fakt mjaft shqetësues për ish fituesit e Champions Leagues.
Për sa i përket ishi-t të Real Madridit, fjalët janë të tepërta, trainer i cili me shumë pak eksperiencë vijon të tregojë vlerat në Bundesligë dhe gjithashtu në Europa League e kualifikoi Bayer Leverkusenin si të parën në grupin H, duke i fituar të gjitha sfidat.



