Tashmë është zyrtare, disipina sportive më e dashur për ndjekësit e këtyre Lojërave Olimpike Rio 2016 është volejbolli në plazh. Ashtu si edhe për lojërat e zhvilluara në Londër gjatë vitit 2012, volejbolli në plazh mbetet hit për sportëdashësit të cilët gjatë këtyre dy ditëve të para kanë mbushur stadiumet spektakolare në bregdetin e Rio De Zhaneiro deri pas mesnate.
Kjo atmosferë sportive është tepër e bukur përtej objektivave të fotografëve, imagjinoni për fatlumët që po luajnë në rërë apo për tifozët që kanë rendur për të ndjekur eventin nga i gjith globi.



