Trajneri italian, Andrea Pirlo ka shpërthyer në akuza, për atë që po i ndodh skuadrës së tij Fatih Karamguruk në Supërligën turke.
Pas barazimi 2-2 ndaj Kasimpasa, në kampionat, Pirlo akuzoi arbitrat për vendime të dyshimta, ndërsa shtoi se është e kotë që të punojnë gjithë javën, nëse ndeshjet vendosen nga lart.
Nëse kërkojnë t’i vendosin ndeshjet jashtë fushës, atëherë është e kotë që të punojmë gjithë javën. Ne si skuadër do të analizojmë gabimet tona, por është mirë që edhe arbitri të analizojë gabimet e tij në ndeshje.
Është e kotë të punojmë dhe më pas të shohim episode që të bëjnë të ndihesh keq, nëse duan që të vendosin ndeshjet nga lart atëherë mos të zbresim fare në fushë. Në çdo ndeshje të kampionatit ka episode të dyshimta dhe unë fatkeqësisht nuk e kuptoj arsyen.



