Liverpool u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Bournemouth në shtëpi.
Ndonëse e panë veten në disavantazh që në minutën e 3-të, skuadra e Klopp ia doli të përmbysë rezultatin, duke shënuar tre herë me Diaz, Salah dhe Jota.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 4 pikëve, pas barazimit në ndeshjen e parë me Chelsea.
Vazhdon të shkëlqejë Brighton, që mposhti 4-1 Wolves në transfertë. Me këtë fitore, skuadra e De Zerbi ngjitet në vendin e parë me 6 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen tjetër Brentford mposhti 0-3 Fulhamin në transfertë.



