
Sulejman Starova mendon se Shqipëria duhet të kishte shënuar më shumë gola ndaj San Marinos, nuk duhet të ishte mjaftuar vetëm me 5 gola. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tregoi tha se Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Myrto Uzuni, i lanë një shije të mirë.
“Ne duhet të kemi parasysh se jemi në një periudhe që po e ndërtojmë skuadrën. E filluam këtë garë për ta rindërtuar. Reja filloi punën për të rinovuar skuadrën. Rregulloi mbrojtjen, gjatë rrugës Kombëtarja duhet të arrijë edhe rezultatin. Por nuk duhet të harrojmë që skuadra është në rindërtim.
Kemi lojtarë të rinj që kanë shumë mundësi të rriten. Ndaj San Marinos do ishte mirë të kishim bërë edhe më shumë, të gjashti ose të shtatin, pse jo, siç i shënoi Polonia.
Bajrami, Laçi dhe Uzuni më lanë shije të mirë. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë për të gjithë. Tifozët gjithashtu iu përgjigjën Kombëtares. Kjo skuadër bind dhe për këtë jemi dakord jemi të gjithë.”, tha Starova.



