Barcelona interesohet për Inigo Martinez

Barcelona interesohet për Inigo Martinez

  Gjatë merkatove pothuajse gjithmonë historitë janë përsëritur duke iu referuar objektivave . Barcelona i është rikthyer tentativës për Inigo Martinez , lojtar që u bë pjesë e planeve të ‘’ Los Cules ‘’ edhe në të kaluarën , me Josep Maria Bartomeun në krye të presidencës.  

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos  e përfundon kontratën në ‘’ San Mames ‘’ në 2023-shin por gjasat janë se nuk do të largohet nga vaskët por në rastin e një ofertë tunduese mund ti japë fund eksperiencës me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për t’iu bashkuar katalanasve.

  Në javët e fundit të Primera Division Athletic Bilbao po lufton për pjesëmarrjen në Europë, pikërisht në Conference League por ky objektiv sa vjen edhe vështirësohet  dhe mund të impulsojë largimin e lojtarëve të rëndësishëm .

Marcelino Garcia Toral e konsideron të pazëvëndësueshëm Inigo Martinezin por duhet patur parasysh se në rastin e interesit të klubeve me peshë si përshembull ai i Barcelonës, lojtarët që kanë spikatur e mendojnë dy herë hapin e rradhës sepse një kalim në ‘’ Camp Nou ‘’ do ta ndryshonte të ardhmen e 30 vjeçarit i cili në tërë këto vite ka fituar eksperiencën e duhur për të përfaqësuar një klub të elitës .

Një tjetër aspekt që asnjëherë s’duhet të harrohet është se Barcelona është shquar ndër vite për një mbrojtje shumë problematike pavarësisht se ndoshta nuk është ndierë shumë për shkak të funksionimit të mrekullueshëm të mesfushës dhe sulmit. 

Inigo Martinez e ka arritur pjekurinë dhe ky shans sigurisht që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës  dhe favori i Athletic Bilbaos  është se po afrohet fundi i kontratës dhe verën e ardhshme mund ta humbasë me parametër zero këtë lojtar.

Në kohët e fundit problematikat janë bërë prezente në karrierën e Inigo Martinez i cili ka vuajtur dëmtime të njëpasnjëshme dhe fakteqësisht u infektua me koronavirus duke ia bërë të vështirë performancën me Athletic Bilbaon por gjithsesi  ‘’ Blaugranet ‘’ vijojnë të besojnë se mund ta transferojnë në Katalunjë ishi-n e Real Sociedadit.

Në pjesën e dytë të sezonit shumë gjëra ndryshuan për kuq e blutë sepse arritën të ringrihen por nuk kanë mundur të mposhtin Real Madridin i cili fitoi Primera Divisionin dhe do të luajë finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit.

3 gola në 25 sfida janë përmbledhja e këtij sezoni për Inigo Martinezin , ndër të cilët do të mbahet mend ai kundër Espanyolit që i shërbeu Athletic Bilbaos për të rikthyer rezultatin në favor dhe tregoi se në momente të vështira mund të rezultojë determinant për ekipin e tij.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy