Napoli merr fitore me vlerë, Milani “thyhet” në shtëpi (VIDEO)

Napoli merr fitore me vlerë, Milani “thyhet” në shtëpi (VIDEO)

Napoli ka marrë një fitore të madhe në “San Siro”, teksa ka mposhtur minimalisht Milanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Heroi i skuadrës së Spalletti ishte Elmas, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 5-të, pas një krosimi nga goditja e këndit.

Milani u mundua të reagonte, duke krijuar disa raste, por nuk ia doli ta dërgonte dot topin në rrjetë. Kuqezinjtë shënuan në minutat e fundit me Kessie, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa Milani dhe 4 pikë më pak se Interi kryesues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy