Opsionet e Barcelonës për mbrojtjen

Opsionet e Barcelonës për mbrojtjen

Tek Barcelona vijon të punohet me shumë përkushtim në lidhje me merkatot.

Kryesisht do të synohet përforcimi i prapavijës, repart të cilin ‘’ Blaugranët ‘’ ende nuk e kanë të konsoliduar. 

Hansi Flick po analizon disa opsione duke qenë se duhet domosdoshmërisht një zgjidhje në këtë aspekt. 

Nico Schlotterbeck, Aymeric Laporte dhe Castello Lukeba momentalisht përfshihen në listën e gjermanit i cili po bën një punë për tu duatrokitur. 

26 vjeçari i Borussia Dortmundit vijon të jetë preferenca e bashkombasit, tejet cilësor, mjaft kompetitiv, i përzgjedhur edhe tek kombëtarja e ‘’ Trikolorëve ‘’. 

Gjithashtu edhe 32 vjeçari i Athletic Bilbaos ka treguar një nivel për tu marrë në konsideratë, kampion në fuqi i Europianit dhe Botërorit me ‘’ La Furia Rojan ‘’. 

Francezi është kthyer në ‘’ San Mames ‘’ pas disa sezoneve i cili e njeh shumë mirë La Ligan dhe në përgjithësi futbollin spanjoll. 

Edhe qendërmbrojtësi i Leipzigut është një lojtar tejet interesant i cili ka dhënë garanci gjatë sfidave. 

Prej tre vitesh përfaqëson gjermanët, tashme një komponent i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit Martin Demichelis. 

Avantazhi për ‘’ Los Cules ‘’ në këtë rast është se tre lojtarët kanë eksperiencë edhe në Champions League, një kompeticion të cilin e pretendojnë në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy