Ederson do të qëndrojë te Manchester City të paktën edhe për një tjetër sezon.
Kjo u konfirmua nga vetë portieri brazilian, që zbuloi vendimin e marrë.
Ederson prej kohësh përflitej për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, aty ku klubet që e kërkonin ishin të shumta, por ka vendosur të refuzojë një kalim aty.
Vendimi është marrë. Unë do të qëndroj në Manchester City këtë sezon. Fola me Pep Guardiolën dhe ishte vendimtare. Jam i lumtur që qëndroj, i fokusuar plotësisht në fitimin e më shumë titujve këtu.



